Gjimnazi Cambridge, një institucion arsimor prestigjioz dhe me përvojë 26 vjeçare në fushën e edukimit, po e nis vitin e ri shkollor me avancime në shumë horizonte.
Fillimisht duke u bërë një ndër shkollat e njohura ndërkombëtarisht, përmes akreditimit si Cambridge international School, që nënkupton se nxënësit e kësaj shkolle e kanë mundësinë t’i nënshtrohen testeve ndërkombëtare të përgatitura nga Cambridge International Education (CIE) dhe nëse i kalojnë me sukses këto teste, ata do të pajisen me diplomë të njohur globalisht.
Për 12 muaj me rradhë, Gjimnazi Cambridge ka qenë pjesë e një procesi rigoroz të akreditimit si Cambridge International School, akredituar nga Cambridge International Education (CIE), një organizatë e njohur në nivel global për standarde të larta arsimore. Pas një pune intensive dhe përkushtimi të palodhshëm, ka arritur që të përmbush me sukses të gjitha kërkesat dhe standardet e kërkuara nga CIE.
Në kuadër të procesit të këtij akreditimi, Gjimnazi Cambridge ka bërë një ndryshim të rëndësishëm lidhur me emrin e tij. Në fillim “Gjimnazi Cambridge” ka nisur punën vetëm si gjimnaz me nivelin e mesëm të lartë, por pas sukseseve te arritura dhe kërkesave të prindërve, shkolla është zgjeruar. Tani, Gjimnazi Cambridge ofron të gjitha nivelet e arsimimit parauniversitar: nivelin parafillor, fillor, mesëm të ulët dhe mesëm të lartë.
Nga ky zgjerim i niveleve të shkollimit, ka lindur nevoja që shkolla të ketë një emër i cili përfaqëson të gjitha nivelet e shkollimit që ofron. Prandaj, tash e tutje “Gjimnazi Cambridge” do të njihet zyrtarisht me emrin e ri “Horizon School”. Ky emër i ri nuk është vetëm një ndryshim formal, por shpreh vlerat dhe synimet e shkollës për të udhëhequr nxënësit drejt horizonteve të reja të dijes dhe suksesit.
Ndër të tjera, ndryshimi i emrit të shkollës është edhe kërkesë e Cambridge International Education, pasi që politikat e tyre nuk udhëzojnë që shkollat e akredituar të përdorin emrin “Cambridge” si pjesë të emrit të tyre.
Me fillimin e këtij kapitulli, emri i ri i shkollës do të zbatohet gradualisht për të siguruar një përvojë të qetë për nxënësit, prindërit, personelin akademik dhe gjithë pjesëtarët e komunitetit të shkollës sonë. Gjithashtu, Horizon School do të prezantojë një sërë nismash emocionuese, duke përfshirë një kurrikulë të pasuruar, mësimdhënës të përgatitur, objekte të avancuara dhe programe të larmishme të aktiviteteve jashtëshkollore.
Për t’u siguruar që ky njoftim i rëndësishëm do të arrijë audiencën e gjerë, ne po e lëshojmë këtë deklaratë për shtyp për mediat lokale dhe platformat përkatëse online. Me këtë rast, ftojmë anëtarët e medias, të zbulojnë atributet dalluese të Gjimnazit Cambridge, tani Horizon School, si dhe mjedisin mësimor që ofron kjo shkollë prestigjioze. Ndryshimi i emrit në Horizon School nënkupton një moment kyç në rrugëtimin e institucionit tonë. Ne jemi të ngazëllyer për këtë moment historik transformativ, të përkushtuar për të formësuar rrugën e dijes dhe të së ardhmes së suksesshme për të gjithë nxënësit.
Horizon School, a Cambridge International School