Gjimnasti Ivan Kuliak shkaktoi reagime të ashpra duke veshur një simbol të luftës ruse në veshjen e tij ndërsa ndante një podium me një rival ukrainas.
Ish-kampioni rus i të rinjve Kuliak sapo kishte përfunduar i treti pas fituesit të Ukrainës Illia Kovtun në paralele në një ngjarje të Kupës së Botës në Atletikë që po mbahet në Doha.
Dhe ndërsa gjimnastët u fotografuan duke qëndruar krah për krah për të marrë medaljet e tyre, dukej qartë një shkronjë ‘Z’ e ngjitur në mes të veshjes së Kuliak.
Shkronja Z, e cila simbolikisht përfaqëson ‘fitoren’ në rusisht, është ngjitur në pjesën e përparme të tankeve të Vladimir Putin dhe automjeteve të tjera ushtarake.
Gjimnasit 20 vjeç mori trajnim ushtarak me ushtrinë ruse vitin e kaluar.
Z në veshjen e tij ishte në vend të flamurit rus, i ndaluar nga Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës, e cila gjithashtu ka anuluar të gjitha ngjarjet në Rusi dhe Bjellorusi.
Politikanët, aktivistët dhe influencuesit pro-Putin janë parë gjithashtu të veshur me rroba dhe distinktivë me shkronjën ‘Z’ për të treguar mbështetjen e tyre për luftën. Emblema ‘Z’ po shitet nga Russia Today, kanali televiziv i financuar nga Kremlini.
Ministria ruse e Mbrojtjes lëshoi një deklaratë duke thënë se “Z” do të thotë fitore. /Telegrafi/