Site icon Telegrafi

Gjimnastet gjermane qëndrojnë kundër objektivizimit të grave duke veshur kostume të ngjitura në tërë trupin

Gjimnastja gjermane Sarah Voss udhëhoqi garën në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Artistike në Basel, Zvicër javën e kaluar, por përveç performancës së saj mbresëlënëse, ajo gjithashtu vendosi të vërë theksin në një çështje tjetër: objektivizimin e grave në sport duke veshur kostum të ngjitur për konkurse të profilit të lartë.

Për të sfiduar konventën, Voss vendosi të vishte kostum të ngjitur në tërë trupin, e cila është një veshje që shihet vetëm nga konkurrentet femra në këtë sport, të cilave zakonisht u udhëzohet të veshin mëngë të gjata ose gjysmë të gjata.

Voss shkroi në Instagram: “Jam jashtëzakonisht krenare që isha e para që prezantova këtë projekt të zemrës para ekipit tonë! Ndihemi mirë dhe dukemi elegante, pse jo? A ju pëlqen?”.


Gjimnastet femra po mbulonin këmbët vetëm në garat ndërkombëtare deri më tani për arsye fetare, kështu që Voss po merr një qëndrim kundër kësaj.

Dy nga shoqet e ekipit ndoqën shembullin e saj dhe veshën kostume që mbulonin tërë trupin më 23 prill.


Sipas federatës gjermane, gjimnastet femra po marrin qëndrim kundër objektivizimit të grave në gjimnastikë dhe shtuan se atletet femra duhet të veshin çfarëdo rroba në të cilën ndihen rehat. /Telegrafi/

Exit mobile version