Detajet si p.sh. gjilpërat në kravatë i japin pamje fisnike pamjes tuaj të tërësishme, ndërsa ajo kopsë e vogël me të cilën kravata përforcohet në këmishë, në të vërtetë është shumë praktike sepse pengon lëvizjen e saj.
Më së miri duket midis kopsës së tretë dhe të katërt të pullave në këmishë dhe kurrë nuk bën të jetë më e gjerë se kravata, transmeton Telegrafi.
Gjilpëra me kapëse në mënyrë më precize qëndron në pozitën e vet, ndërsa ajo me kapëse anash më mirë e puthit kravatën për këmishë, mirëpo më vështirë vendoset dhe lëviz pas vendosjes, për ç’shkak më shpejt humbë formën.
Me gjilpërën ngjyrë të argjendtë apo të zezë kurrë nuk mund të gaboni, sepse duken mirë në çdo kravatë. /Telegrafi/