Telegrafi

Gjinekologu në Shkup për nëntë muaj ka mashtruar pacienten se është shtatzënë

Gjinekologu nga Shkupi për nëntë muaj ka manipuluar dhe mashtruar pacienten e tij se është shtatzënë, edhepse në barkun e saj nuk ka pasur asnjë foshnje. Gjatë kohës së shtatzënisë së rreme, mjeku ka kryer kontrolle gjinekologjike, ka matur qafën e mitrës dhe e ka bindur verbalisht se ajo është shtatzënë, ndërsa ajo ka qenë e detyruar të merr ilaçe dhe terapi të panevojshme. Në çdo kontroll i ka dhënë inçizime eko, të cilat i ka përgatitur paraprakisht, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pacientja e cila dëshiroi të mbetet anonime, në redaksinë e Nova TV, ka dorëzuar gjithë dokumentacionet e kontrolleve mjekësore, si dhe padinë kundër gjinekologut. Kundër tij, është ngritur padi penale për: vepra të rënda kundër shëndetit të pacientëve dhe mashtrime dhe falsifikime.

Kjo grua e cila nuk ka pasur sukses të ngelë shtatzënë, i besoi mjekut, i cili më parë ka punuar në një spital dhe më pas në një tjetër. Nga shtatori i vitit të kaluar është pranuar në punë në Klinikën për gjinekologji dhe akusheri në Shkup.

Për ta lexuar rëfimin e plotë të pacientes për Nova TV, klikoni këtu./Telegrafi/