Gjilani sot do ta luajë ndeshjen e raundit të parë të Ligës së Evropës.
Nën kampioni kosovar do të pres në stadiumin Fadil Vokrri gjigantin qipriot APOEL.
Por lajmi më i mirë i ditës para zhvillimit të ndeshjes janë rezultatet e testeve për coronavirus.
Gjilanasit kanë udhëtuar drejtë Shqipërisë për t’i bërë testet nga laboratori i licencuar i UEFA-s, derisa e gjithë skuadra ka rezultuar negative.
“Sport Club “Gjilani” njofton se pas testimeve të djeshme në laboratorin e licencuar të UEFA-së, në Shqipëri “Synlab”, e gjithë skuadra e Gjilanit ka rezultuar negativ”.
“Pas konfirmimit të rezultateve sot, skuadra e Gjilanit merr dritën e gjelbër që në mbrëmjen e sotme të zhvilloj takimin e rundit të parë në Europa Ligë, kundër APOELIT të Nikozisë”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.
Ndeshja mes Gjilanit dhe Apoelit zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri me fillim nga ora 19:00. /Telegrafi/