Telegrafi

Gjilani vazhdon kontratën me portierin

Gjilani ka bërë goditjen e parë për sezonin e radhës duke rinovuar me gardianin Faton Maloku edhe për një vit tjetër. Lajmin e kanë zyrtarizuar drejtuesit e klubit kuqebardhë përmes faqes zyrtare në rrjetin social Facebook.

Maloku është njëri ndër gardianët më të mirë në vend, që për fatin e tij të keq mungoi deri në stinorin pranveror pas një lëndimi që kishte pësuar gjatë fazës përgatitore në dimër.

Përveç rinovimeve që do të ndodhin në kapin e “Skifterave”, në klubin gjilanas priten të vijnë edhe disa përforcime gjatë afatit kalimtar veror.