Gjilani ka arritur të blindojë disa prej lojtarëve më të mirë të saj në edicionin e fundit.
Gjilani ka vazhduar kontratat me Zgjim Mustafa, Betim Haxhimusa, Gëzim Rusi dhe Ergon Hyseni, që kanë vazhduar edhe zyrtarisht me klubin kuqebardhë.
“Futbollistët dhe drejtori sportiv Naser Ajeti u shprehën të lumtur për arritjen e marrëveshjeve, me ç’rast do të jenë pjesë e Gjilanit edhe për dy vitet e ardhshme sipas kontratave të reja 1+1”.
“Kujtojmë që Zgjim Mustafa është produkt i akademisë së klubit, ndërsa “treshja ferizajase” po hyjnë në vitin e tyre të tretë me KF Gjilanin”, thuhet në njoftonim e Gjilanit.
Nga Gjilani deri më tani janë larguar vetëm vëllezërit, Azem dhe Berat Ahmeti. /Telegrafi/
Zgjim Mustafa
Betim Haxhimusa
Gëzim Rusi
Ergon Hyseni