Site icon Telegrafi

Gjilani ua ndalon kurset private mësimdhënësve të shkollave publike

Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan, përmes një urdhërese, ka ndaluar mbajtjen e kurseve private brenda dhe jashtë institucioneve edukativo arsimore me nxënës që mësimdhënësi i mëson (nxënësit e tij).

“Me këtë, parandalohet imponimi për blerjen e mjeteve, marrje e mitos nga nxënësit, prindërit apo nga të tjerët për përmirësim të notave, kalim klase, dhënie provimi apo forma të tjera të ngjashme me qëllim të përfitimit material”, thuhet në komunikatën e komunës së Gjilanit.

Kjo urdhëresë është mbështetur në rregulloren nr. 016-58780 mbi përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punonjësve në IEA në Komunën e Gjilanit. /Telegrafi/

Exit mobile version