Telegrafi

Gjilani triumfon kundër Prishtinës

Gjilani dhe Prishtina kanë zhvilluar sot një ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri të garave.

Sfida u zhvillua në Stadiumin e Qytetit në Gjilan dhe u fitua nga vendësit, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Gjilani e mposhti Prishtinën me rezultat të pastër, 2:0.

Dy golat për ekipin bardhekuq i realizoi Isa Eminhaziri.

Të dy ekipet janë në fazën finale të përgatitjeve, pasi që kampionati fillon në fundjavën e ardhshme.