Telegrafi

Gjilani thellon krizën e Llapit

Llapi ka pësuar humbje në Merdare nga Gjilani me rezultat 3-1.

Golin e parë për Gjilanin e shënoi Shkumbin Salihu në minutën 35.

Në shtatë minutat e parë të pjesës së dytë, skuadra e Arbnor Morinës realizoi edhe dy herë.

Besart Morina u përkujdes për shifra 0-2, kurse Zgjim Mustafa shënoi për 0-3.

Golin e vetëm për Llapin e shënoi Ilir Blakqori.

Me këtë fitore Gjilani ngjitet në pozitën e tretë me 46 pik sa ka edhe Trepça ’89.

Ndërsa Llapi mbete i gjashti me 41 pikë, katër më pak se Prishtina që është e shtata. /Telegrafi/