Site icon Telegrafi

Gjilani sot debuton në Ligën e Evropës, luan në San Mario ndaj Tre Penne

Gjilani sonte shkruan historinë e klubit, pasi sonte luajnë ndeshjen e parë ndërkombëtare në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Evropës.

Ekipi i Gentjan Mezanit do të përballet me Tre Penne në San Marino.

Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin e kombëtar të San Marinos dhe do të fillojë prej orës 21:00.

Gjilanasit kanë udhëtuar me dy mungesa, Keita Rezak dhe Sabion Plaku, që janë të lënduar.

Ndërkohë, sot skuadra do të marrë edhe rezultatet e testeve për Covid-19, me shpresën që nuk do t’i ndodhë ajo që i ndodhi Dritës e Prishtinës.

Kjo ndeshje do të transmetohet drejtpërdrejtë nga Radio Televizioni i Kosovës.

Gjilani është favorit absolut për këtë ndeshje, marrë parasysh që ka dukshëm futbollistë më kualitativ në ekip gjë që shihet edhe nga kuotat e bastoreve ndërkombëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version