Klubi i Gjilani nuk e ka pritur aspak mirë dënimin “tendencioz” që ky klub të zhvillojë një ndeshje pa praninë e tifozëve.
Vendimi për dënimin e klubit nga Vala Superliga erdhi nga Komisioni Disiplinor i FFK-së i cili përbëhet nga Dukagjin Zeneli – kryetar, dhe Luan Salihu e Avni Shala antarë.
Gjilani vazhdon mëtej duke shpjeguar se ky dënim nuk përmban asnjë argument ligjor e logjik.
Më poshtë komunikata e plotë e klubit të Gjilanit e postuar në Facebook.
“K.F.Gjilani reagon ashpër ndaj denimit tendencioz dhe të shfrenuar i cili u shqiptua nga “Komisioni Diciplinor” I përbërë nga Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala, kinse për lëshimie në organizimin e ndeshjes së javës së VIII-të të Vala Superligës se Kosovës në futboll në ndeshjen Gjilani-Llapi.
“Dënimi me zhvillimin e një ndeshje në fushën e vet pa praninë e tifozëve tregon ekstremin dhe tregon se denimi është shqiptuar pa asnjë argument dhe logjikë juridike që I përcakton rregullorja e garave. Është hera e parë në histori të futbollit kosovarë që një klub dënohet të zhvillojë ndeshjet pa tifoz për shkak të fyerjeve ndaj personave zyrtarë, fyerje të cilat në rregulloren e garave askund nuk e denojnë një klub në këtë mënyre, pra është hera e parë që ndodhë në futbollin kosovarë dhe kjo tregon më së miri tendencat për ta dëmtuar Gjilanin. Andaj ose ndrrojeni Rregulloren Diciplinore ose terhqeni këtë vendim skandaloz e mos u beni turpi i botës.
“Nuk jemi në dijeni nëse anëtarët e komisionit kanë qenë të dehur dhe kanë ngatërruar nenet, apo kanë marrë urdhëra nga ndokush për një vendim të tillë ngase denimi në këtë formë nuk do koment.
“Gjilani për tri javë me radhë përballet me dënime të komisionit të garave, përballet me “gabime” të referëve dhe për këtë askush nga federate nuk e ngrit zërin.
“I bëjmë thirrje kryetarit të federatës z,Fadil Vokrri dhe sekretarit të përgjithshëm të sajë z,Eroll Salihu të marrin masa ndaj këtyre vendimeve tendencioze të cilat më së paku i kontribojnë zhvillimit të mirëfillt të garave dhe të klubeve. Pasi që tani po flasim për UEFA dhe FIFA, në UEFA dhe FIFA ka rregulla edhe për referë dhe për komisione dhe jo vetëm për klube.”