Në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri të garave, në organizim të FFK-së, në Gjilan tek Hotel Astoria, është duke u mbajtur seminari pesëditor me gjyqtarët e futbollit me instruktorët e FIFA-s.
Ky seminar është duke u mbajtur nën udhëheqjen e z. Alan Snoddy – instruktor i FIFA-s për gjyqtarë dhe z. Simon Breivik – trajner i fitnesit të gjyqtarëve të Premier Ligës angleze.
Gjatë këtij seminari janë duke u ligjëruar tema të ndryshme e ndër to edhe ndryshimet e reja të rregullave, të cilat do të fillojnë të zbatohen në fillim të edicionit.
Gjyqtarët po ashtu kanë pasur normat fizike, në të cilat kanë treguar sukses, ku nga 46 pjesëmarrës vetëm tre prej tyre nuk kanë arritur që t’i kalojnë ato.
Seminari po mbahet në Hotel Astoria & SPA
Federata e Futbollit të Kosovës i ka akomoduar që pesë ditë gjyqtarët në hotelin më të mirë dhe luksoz në qytetin e Gjilanit, Hotel Astoria & SPA.
FFK u ka ofruar kushtet jashtëzakonisht të mira gjyqtarëve, pasi i ka akomoduar në Astoria, një hotel që ndodhet vetëm pesë minuta larg qendrës së qytetit dhe ka vetëm dy kilometra larg stadiumin ndihmës ku gjyqtarët kanë mbajtur testet.
Të gjitha dhomat e hotelit kanë TV dhe janë të pajisura me WIFI, ndërsa në këtë hotel luksoz nuk mungon as pishina e mbyllur ku muri i saj është në xham dhe vizitorët mund ta shijojnë pamjen e bukur të natyrës në çdo stinë.
Objekti i ri gjithashtu përfshinë edhe dy salla të konferencave si dhe është zona SPA.
Përveç dhomave super luksoze, në Astoria Hotel është edhe qendra e fitnesit, ku gjyqtarët janë përgatitur në të si dhe janë të përfshira saunat.
FFK u ka plotësuar të gjitha kushtet gjyqtarëve në trajnime por edhe i ka ngritur pagat e tyre në edicionin e fundit. /Telegrafi/