Telegrafi

Gjilani publikon listën e lojtarëve të ftuar për takimin ndaj Tre Pennes

Foto: SC Gjilani/Facebook

Gjilani ka publikuar listën e lojtarëve me të cilët do të luajnë kundër Tre Pennes në kuadër të parakualifikimeve në Ligën e Evropës.

Ndeshja që fillon në ora 21:00 të enjten e kësaj jave, do të zhvillohet në stadiumin ‘ Stadio Olimpico di Serrvalle’.

Për këtë sfidë, Gjilani do të jetë pa Keita Aziz që mungon shkaku i dokumenteve të pakompletuara.

Lexo po ashtu Gjilani niset për San Marino për t'u përballur me Tre Pennen

Në anën tjetër, Sebino Plaku që po ashtu do të mungojë, është për arsye të lëndimin në muskulin e këmbës në stërvitje.

Kujtojmë se Gjilani tashmë është nisur për San Marino për t’u takuar me Tre Pennen, derisa me të arritur në hotel do t’i kenë edhe disa testet të tjera për Coronavirus. /Telergafi/

https://www.facebook.com/scgjilani/photos/a.150202708899087/702967460289273/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARDFr1i7tNOg0qhlggl_yYCnGpjju2EHyOgSuxkA0mXNVAPXDzFnXToOU30C8TkRM7aFmDbVw_7ovZQDzw4MuhWCcTCp-Ko-C1Pn5PUokWQjvAOxL2RTi_555_SKHHwJ29PanYCDgQnMTFFQeQjy8hxowwZYuU0kmbZpdU5MXxdjF-Od0RnRguT4uUlJO9_VHX4jo97uCtJjLZ5-VWZE9qiFK3zYYTCLOh0jH67VoTR1Ux9xKjVrwhTKccEIHoJVrxFUzKmdVNxWx20lxvxE8OpqoSPAW54SPwRG0Uu1V5PdcNpM9Ed8BvL3RuA7Yb6VP2bf0E7Do5oqhs_A2mgox3c&__tn__=-R