Telegrafi

Gjilani pranon pako ushqimore e higjienike nga misioni i OKB-së

Komuna e Gjilanit ka pranuar kontingjentin me pako ushqimore dhe higjienike nga misioni i OKB-së në Kosovë, për menaxhimin e situatës emergjente të përballjes me COVID-19.

Haziri tha se ky virus nuk njeh religjion, etni e bashkësi, ndërsa sipas tij, rikthimi i rasteve të reja, tregon se sa i pamëshirshëm dhe i panjohur është ky virus, edhe për shkencëtarët dhe për qytetarët.

“Falënderoj misionin e OKB-së në Kosovë, që përmes përfaqësuesit në Kosovë, Zahir Tanin, të cilët në Gjilan kanë sjellë 93 pako ushqimore dhe 40 pako higjienike, për familjet në nevojë. Kjo është në vazhdën e mbështetjes së Komunës sepse nga ky mision ne kemi përfituar edhe dy vetura dhe projekte tjera”, ka thënë kryetari Haziri pas pranimit të donacionit. /Telegrafi/