Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen edhe tri ndeshjet e fundit në elitën e futbollit kosovar.
Skuadra e përforcuar shumë gjatë këtij afati kalimtar të verës, Gjilani do ta zhvilloi ndeshjen e parë para tifozëve të vet.
Bardh e kuqtë do të jenë nikoqir të Trepçës ’89 e cila ka mbetur pa disa nga lojtarët e sajë kryesor që i kishte stinorin e kaluar.
Derbi mes gjilanasve dhe mitrovicasve do të ketë edhe në Mitrovicë.
Skuadra e rikthyer në elitë Trepça do të presë Dritën e cila është organizuar mirë dhe synon të bëjë befasi këtë edicion.
Ndërkohë Ferizaj do të jetë nikoqire e Hajvalisë. /Telegrafi/