Drejtuesit e këtij klubi përmes një njoftimi kanë konfirmuar transferimet e bëra gjatë kësaj verë.
“Faton Maloku (Hajvalia), Vllaznim Jashari (Drita), Ilir Blakçori (Llapi), Ridvan Emini (Lepenci), Flakron Iberdemaj (Ulpiana) dhe Shqipdon Ademi (Ramiz Sadiku), janë lojtarët që kanë përforcar skuadrën tonë”, është thënë në njoftimin e KF Gjilanit.
Gjilani gjatë fazës përgatitore ka zhvilluar tri ndeshjes kontrolluese: Ramiz Sadiku-Gjilani (0-1), Gjilani-Prishtina (0-0) dhe Ferizaj-Gjilani (2-3).
Gjilanasit edhe në turneun “Bezi-Raci-Reshi”, kanë treguar performancë të mirë duke mundur Ferizajn (1-0) dhe duke barazuar me rivalin e qytetit, Dritën pa gola.
Drejtuesit e Gjilanit kanë bërë të ditur se deri të fillimi i kampionatit të ri, gjilanasit kanë planifikuar t’i zhvillojnë edhe dy ndeshje kontrolluese, në mënyrë që edicionin e ri ta presin të përgatitur sa më mirë.
Drejtuesit e Gjilanit besojnë se skuadra e tyre do ta ketë fjalën kryesor në Ligën e Parë, dhe do të jenë skuadra kryesor në garën për inkuadrim në Superligë. /KP/Telegrafi/