Site icon Telegrafi

Gjilani përfiton mbështetje nga MAPL për ndërtimin e objektit të Kuvendit Komunal, kosto 1.9 milionë euro

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Rozafa Ukimeraj, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e objektit të Kuvendit Komunal në vlerë prej 1.9 milionë euro.

Sipas njoftimit për media, Haziri ka thënë se deri tani Gjilani ka vuajtur për një objekt të ri që do t’i plotësonte nevojat e kuvendarëve, partive politike dhe mbi 300 shërbyesve civilë.

Haziri theksoi se me ndërtimin e objektit të ri të Kuvendit Komunal, performanca në punë do të ketë rritje të dukshme./Telegrafi/

Exit mobile version