Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka bërë të ditur sot, se pas 14 muajve të ballafaqimit me COVID-19, asnjë pacient nuk është i shtrirë në Mjekim Intensiv, në spitalin e përgjithshëm të kësaj komune.
“Lajm shumë i mirë. Pas 14 muajve nga rasti i parë pozitiv me COVID-19, për herë të parë nuk e kemi asnjë pacient të shtrirë në Mjekim Intensiv në Spitalin e Gjilanit. Ndërkohë, që 14 pacientë që po trajtohen janë në gjendje stabile”, ka njoftuar Haziri.
Ai ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë me kujdes në respektim të masave “për një Gjilan pa COVID”.