Telegrafi

Gjilani për kualifikim historik ndaj Tre Pennes, formacionet zyrtare

Gjilani është gati për ta zhvilluar ndeshjen e parë në garat evropiane.

Nën kampioni i Kosovës do të luaj pas një ore sfidën e parë evropiane në Ligën e Evropës, teksa përballet me Tre Pennen.

Ekipi i udhëhequr nga Gentjan Mezani synon fitoren, njëkohësisht edhe kualifikimin në rrethin e parë të Ligës së Evropës.

Pas shtyrjes së ndeshjes për shkak se Shend Kelmendi rezultoi pozitiv, tanimë gjithçka është gati që takimi të luhet.

Dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare, teksa Gjilani do të luaj me sistemin 4-3-3.

Formacionet zyrtare:

Tre Penne: Migani, Battistini, Lombardi, Genestreti, Mezzadri, Gasperoni, Patregnani, Gai, Sorrentino, Chiurato, Ceccaroli.

Gjilani: Koliqi, Frashëri, Rapa, Veliu, Halili, Useini, Hila, Jonuzi, Hajdari, Progni, Nikac. /Telegrafi/