Sport Club “Gjilani” është klubi i radhës nga Kosova që do të ballafaqohet me peripetitë e zhvillimit të ndeshjeve parakualifikuese në arenën ndërkombëtare në kohë pandemie.
Drita u eleminua nga Liga e Kampionëve për shkak se dy futbollistë të këtij klubi dolën negativ, ndërkohë që kësaj rruge është duke shkuar edhe FC Prishtina.
Klubi kryeqytetas nuk arriti ta zhvillojë ndeshjen e rundit parakualifikues ndaj Lincoln Red Imps në Gjibraltar, pasi që tetë futbollistë të këtij ekipi rezultuan pozitiv.
Këto zhvillime i ka komentuar edhe drejtori i Gjilanit, Sevdail Robelli, skuadra e të cilit luan poashtu në Ligën e Evropës ndaj Tre Pennes pas dy ditësh.
“Është për keqardhje ajo që i ka ndodhur FC Prishtinës, dhe kjo na ka shqetësuar edhe neve. Para pak minutash i kemi marrë edhe vizat nga Ambasada e Italisë”, deklaroi Robelli në “RTK”.
“Testet i kemi kryer në IKSHP. Të gjitha rezultatet kanë dalë negative. Nesër posa të vendosemi në hotel, do të testohet i gjithë kontingjenti”, tregoi drejtori i Gjilanit.