int(1) Gjilani nis fazën e dytë të dezinsektimit - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Gjilani nis fazën e dytë të dezinsektimit

Komuna e Gjilanit sot do të filloj faza e dytë e dezinsektimit hapësinorë, ku kërkohet nga bletarët të ndërmarrin masa në mbrojtjen e bletëve.

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale njofton se dezinsektimi do të organizohet ditëve të uikendit, duke filluar nga e premtja për tri ditë me radhë nga ora 20:00 deri në orët e mëngjesit.

“Dezinsektimi do të bëhet në të gjitha lagjet dhe rrugët e qytetit, ku do ta përfshijë edhe periferinë sidomos vendbanimet përgjatë rrjedhës së lumenjve që rrjedhin në territorin e Komunës sonë. Luten bletarët e Komunës së Gjilanit që të ndërmarrim masa në mbrojtjen e bletëve gjatë kohës së kryerjes së dezinsektimit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit. /Telegrafi/

Exit mobile version