Gjilani nënshkruan memorandum mirëkuptimi për trajnimin e mësimdhënësve në “Këshillim për studime në SHBA dhe bursa”.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi me American Advising Center – EdUSA Kosovo, me qëllim që të krijojnë partneritetin për Akademinë EducationUSA të mësimdhënësve dhe ofrimin e trajnimit “Këshillim për studime në SHBA dhe bursa” për mësimdhënësve të Komunës së Gjilanit.
Kryetari Haziri dhe përfaqësuesja e American Advising Center – EdUSA Kosovo, Liri Sylaj Kadriu, janë dakorduar që të ofrohen informata për stu dimet në SHBA, këshillime akademike për nxënësit, studentët dhe mësimdhënësit të cilët dëshirojnë të studiojnë në SHBA si dhe testime dhe burime për studimet në SHBA.
Trajnimi është i akredituar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë për Zhvillim Profesional dhe Lincencim të Mësimdhënësve parauniversitar dhe do të zgjas nga 1 shkurt 2019 deri më 31 dhjetor 2019.