Site icon Telegrafi

Gjilani nënshkruan kontratë 12-milionëshe

Komuna e Gjilanit ka nënshkruar kontratë 12-milionëshe për trajtimin e ujërave të zeza. Marrëveshja është arritur me kompaninë austriake “Ostap” dhe pos trajtimit të ujërave të zeza parasheh edhe trajtimin e ujërave atmosferike.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, këtë marrëveshje e ka vlerësuar si më të rëndësishmen që Komuna e ka nënshkruar brenda dy vjetësh dhe e cila do t’ua bëjë jetën më të mirë qytetarëve të Gjilanit.

“Është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme, ku pas një pune gati dyvjeçare dhe të përbashkët ne kemi nënshkruar sot marrëveshjen me kompaninë austriake “Ostap”, e cila hap rrugën që Gjilani të marrë investimin më të madh nga Qeveria e Austrisë në një aplikim prej 12 milionë eurosh. Gjilani e zgjidh problemin më të madh të ujërave të zeza.

Me këtë rast, bëj apel që edhe investitorët tjerë, qofshin privatë apo shtetërorë, të bashkëngjiten në këtë iniciativë në mënyrë që investimet në komunën e Gjilanit të mos mungojnë”, ka thënë Haziri, duke shtuar se ky projekt do të mundësojë që të largohet çdolloj ndotësie në territorin e komunës së Gjilanit. /Zëri/Telegrafi/

Exit mobile version