Site icon Telegrafi

Gjilani në pritje të rezultateve për 158 mostra, 519 raste me COVID-19 janë ende aktive

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka bërë të ditur se kjo komunë po i pret rezultatet e 158 mostrave për COVID-19.

Këtë informatë, Ismajli e bëri të ditur të hënën, në mbledhjen e Komitetit të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Komiteti kërkon nga të gjithë qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet e IKSHPK dhe MSH, për bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe pastrimin e duarve.

Gjendja e përgjithshme është kjo: nga 6289 teste, 2363 kanë rezultuar pozitivë, 1776 janë shëruar, 68 persona kanë vdekur, 519 raste janë aktive, 78 në hospitalizim dhe 158 mostra në pritje. /Telegrafi/

Exit mobile version