Site icon Telegrafi

Gjilani në disavantazh ndaj Progres Niedercorn pas pjesës së parë

Gjilani që po luan si mysafir i Progres Niedercorn në rrethin e parë eliminator të Ligës së Konferencës e ka mbyllur pjesën e parë në disavantazh me rezultat 1-0.

Më të filluar takimi vendasit morën epërsinë, duke shënuar në minutën e 11-të. Ishte  Mayron de Almeida që gjeti rrjetën për 1-0.

Gjilani kishte katër goditje drejt portës, prej tyre një në kuadrat.

Në këtë pjesë lojë Gjilani mori edhe tre kartonë të verdhë, ku u ndëshkuan Atdhe Rashiti, Oltion Bilalli dhe Arbnor Ramadani.

Në pjesën e dytë Gjilani do të tentojë të gjejë golin e parë në këtë përballje për të barazuar rezultatin. /Telegrafi/

Exit mobile version