Site icon Telegrafi

Gjilani ndan pikët me Lirinë

Gjilani dhe Liria kanë ndarë pikët duke barazuar pa gola në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Megjithëse gjatë 70 minutave luajti pa një lojtar në fushë, Gjilani arriti të mos mposhtet para shikuesve të vetë.

Gjyqtari Artan Tahiri përjashtoi me të kuq Gëzim Rusin e Gjilanit, pasi goditi një kundërshtar, transmeton Telegrafi.

Theksojmë se karton i kuq ju dha edhe Fisnik Ramadanit të Lirisë, i cili ndodhej në bankinën rezervë.

Gjilani përmes kundër sulmeve e kërkuan rrugën e golit, ndërsa Liria herë pas here krijonin raste, por të cilat nuk i konkretizuan.

Edhe në pjesën e dytë nuk pati ndonjë rast që ja vlen të theksohet dhe kështu, takimi përfundoi me rezultatin më së paku të dëshiruar prej tifozëve, atë prej 0-0.

Vlen të theksojmë se skuadra gjilanase nuk e shijuar fitoren e parë në vitin 2017.

Pas kësaj, Gjilani mbetet në vendin gjashtë të renditjes tabelore me 27 pikë, ndërsa Liria është një pozitë më poshtë me 24 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version