Gjilani ka marrë një fitore me shumë vuajtje në 1/ e finales në Kupën e Kosovës.
Skuadra e Ismet Munishit e ka mposhtur Dukagjinin e Klinës me rezultat të ngushtë 2-1.
Dy skuadrat luanin kujdesshëm në fillim të ndeshjes duke respektuar në maksimum njëra tjetrën.
Megjithatë të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me kapitenin e tyre Gerhard Progni.
Sulmuesi shqiptar realizoi në minutën e 23-të një gol të bukur me një goditje të fuqishme me të hyrë në zonë për 1-0.
Pas golit të vendasve, ishin mysafirët që morën ndeshjen në kontroll dhe rrezikonin më shumë.
E në minutën e 39-të, klinasit gjetën golin e barazimit, kur pas një harkimi të Gashit nga e djathta, Arbër Prekazi realizoi autogol për të barazuar shifrat në 1-1.
Me rezultatin e barabartë 1-1 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Pjesa e dytë ishte edhe më interesante me dy skuadrat që krijonin raste të shumta shënimi.
Megjithatē mysafirët mbetën me një futbollist më pak në minutën e 81-të të ndeshjes.
Në minutën e 90-të, vendasit shënuan golin e fitores 2-1, ku realizues ishte Elton Cale.
Kësisoj Gjilani kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës, ku është ndër favoritët për ta fituar këtë trofe.
/Telegrafi/