Gjilani ka shënuar fitore ndaj Llapit me rezultat 1-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Edhe ndeshjen e parë e kishin fituar gjilanasit në ‘Zahir Pajaziti’ me rezultat 2-1 dhe me rezultat të përgjithshëm prej 3-1 kalojnë tutje.
Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 34-të nga Arbnor Ramadani që përfitoi nga asistimi i Përparim Islamit.
Llapi tentoi të barazojë rezultatin deri në fund, por nuk ia arriti.
Gjilani do të takohet me Prishtinën në finalen e madhe të Kupës së Kosovës. /Telegrafi/