Me rezultat 1-0, Gjilani ka fituar si mysafir i Flamurtarit në ndeshjen e xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Gjysma e parë nuk prodhoi mundësi të shumta shënimi, për më shumë terreni nuk ishte aq i përshtatshëm për lojë dhe vështirë krijoheshin rastet.
Vendasit u përpoqën në minutat e para, megjithatë rezultati vazhdonte të ishte i barabartë dhe shkuan në pushim pa u prekur rrjetat.
Më aktive ishte pjesa e dytë e takimit, në të cilën lojtarët e të dyja ekipeve tentuan ta gjenin rrjetën, mirëpo nuk ishin efektivë.
Dhe kur pritej që ndeshja të përfundonte pa gola, mysafirët e realizuan golin e fitores.
Betim Haxhimusa shënoi me kokë (90’+2) pas një harkimi nga këndi të Armend Thaqit.
Pas kësaj fitoreje, Gjilani numëron 29 pikë dhe i afrohet në gjashtë pikë liderit të tabelës, Prishtina.
Ndërkaq, Flamurtari është i parafundit në tabelë me 11 pikë të arkëtuara pas 19 xhirosh. /Telegrafi/