Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka udhëhequr sot mbledhjen e Bordit të Drejtorëve, në të cilën janë miratuar dy dokumente të rëndësishme komunale: Libri i Proceseve për Menaxhimin e Financave Publike Komunale, si dhe Kodi i Etikës Komunale.
Këto dy dokumente janë pjesë e detyrimeve që kërkohen nga qeveria dhe për t’u konsideruar dokumente zyrtare, ato është dashur të aprovohen nga kryetari i komunës.
Sipas një komunikate të komunës, të dyja këto dokumente janë pjesë e planit të punës të Departamentit Qendror Harmonizues të Ministrisë së Financave.
Ai ka bërë të ditur se këto dy dokumente do të botohen në formë të broshurave, të cilat më pas do të shpërndahen tek të gjithë zyrtarët komunal.
Në fund kryetari Haziri, ka falënderuar programin USAID TEAM për mbështetjen dhe angazhimin një vjeçar në realizimin e këtyre dy dokumenteve të rëndësishme komunale, transmeton Telegrafi.