Telegrafi

Gjilani merr një pikë në Prizren ndaj Lirisë

Liria dhe Gjilani kanë barazuar 1-1, ku prizrenasit kishin shumë më shumë nga loja, por pritjet e shumta të portierit Kenan Haxhihamza ua mohuan fitoren.

Ndeshja nisi furishëm më Gjilanin që kishte rast në minutën e parë me Viflor Hysa, por pa sukses.

Liria u kundërpërgjigj me Memajn dhe Krahodën por pa sukses.

Minuta e 30-të solli golin e parë kur Blendi Memaj shënoi nga afër për 1-0.

Pjes e parë mbyllet me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë Gjilani tenton me Jeferson dhe Papuqin po pa sukses.

Liria kundërpërgjigjet bukur me Liridon Fetahajn, por gjuajtjen e tij e pret portiri mysafir Kenan Haxhihamza.

Më minuan e 75-të vjen goli i barazimit. Keita Razak gjuan bukur me kokë dhe realizon për 1-1.

Liria kishte dy rast shumë të mirë por gjuajtjet e Fatih Karahodës në të dy rastet u pritën nga portieri Haxhihamza.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe të dy skuadrat ndan nga një pikë. /Telegrafi/