Llapi edhe pse vendas nuk ka arritur të shënojë fitore përballë Gjilanit duke e mbyllur takimin me rezultat 1-1.
Pjesa e parë mes të dy skuadrave edhe pse e hapur nuk sjelli asnjë gol.
Me të filluar pjesa e dytë Llapi gjeti golin. Ishte Miran Maksutin ai që shënoi për 1:0.
Gjilani nuk është dorëzuar dhe ka gjetur golin e barazimit me Betim Haxhimusën në minutën e 71-ti.
Më nuk kishte gola dhe gjyqtarët ndanë pikët.
Tani Llapi ka 7 pikë, ndërsa Gjilani ka 5 pikë pas tri javësh. /Telegrafi/