Telegrafi

Gjilani, lidhje të drejtpërdrejt me autostadën shqiptare

Të mërkurën gjatë qëndrimit në Gjilan, ai përuroi tri rrugë të asfaltuara, atë “Fadil Jakupi”, rrugën për te “Varrezat e Dëshmorëve” si dhe rrugën në Vërbicë të Zhegocit në gjatësi rreth 2 kilometra për të cilën janë shpenzuar mbi 200 mijë euro si dhe inspektoi punimet në rrugën Pogragjë-Stublinë-Dobrosin, e cila lidh këtë pjesë të Kosovës me zonën kufitare si dhe trojet etnike në Luginë të Preshevës. Limaj premtoi përkrahje të vazhdueshme për Gjilanin dhe fshatrat e brezit kufitar, duke potencuar se qeveria e Kosovës po e ndryshon për të mirë jetën e qytetarëve, duke e shtrirë dorën e duke u përkujdesur për banorët e vet me një përkushtim të vazhdueshëm. /telegrafi/