Bardhë e kuqtë arritën ta mposhtin Trepçën ’89, 0-1, e cila llogaritej favorite marrë parasysh formën dhe terrenin vendas.
Fillimisht mysafirët fituan një penallti, por Besnik Krasniqi nuk arriti të shënoj duke humbur rastin ta kalojë skuadrën e tij në epërsi.
Dy minuta më vonë, në minutën e 18-të, Gjilani arriti të shënojë golin e epërsisë nëpërmjet sulmuesit Isa Eminhaziri.
Pas kësaj fitore të madhe Gjilani tanimë ka kaluar në pozitën e dytë me 20 pikë të tubuara, një më pak se lideri Feronikeli.
Ndërkohë Trepça ’89 ka zbritur nga pozita e parë në të tretën me 18 pikë të mbledhura pas 10 javëve. /Telegrafi/