Me këtë rast, ai ka rikonfirmuar mbështetjen e komunës që drejton për këtë klub, por edhe për klubet tjera gjilanase.
“Pas shumë sukseseve të sportistëve gjilanas, sot erdhi edhe një tjetër për komunën tonë. Volejbollistet e Dritës fituan Kupën e Kosovës. Uroj klubin, trajnerin Lorik Ilazi dhe vashat e Dritës për këtë sukses kaq të madh”, ka thënë Haziri, raporton Koha.net.
“Rikonfirmoj mbështetjen e Komunës së Gjilanit për klubin e volejbollit Drita, sikurse edhe për klubet tjera me krejt mundësitë tona. Gjilani është krenar me këto vasha të arta”, ka përfunduar ai.
Klubi i volejbollit të femrave, Drita, është shpallur kampion i Kupës së Kosovës duke mposhtur në finalen e të shtunës KV Skenderajin me rezultat prej 3-1 në një ndeshje të bukur të zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.