Site icon Telegrafi

Gjilani konfirmon se ka zbarkuar në San Marino para ndeshjes me Tre Pennen

Foto: SC Gjilani/Facebook

Gjilani ka konfirmuar se kanë arritur në San Marinon para ndeshjes me Tre Penen në parakualifikimet e Ligës së Evropës.

Skuadra kosovare do të zhvillojë takimin të enjten e kësaj jave nga ora 21:00 në stadiumin ‘Stadio Olimpico di Serrvalle’.

Gjilani ka bërë të ditur se ata kanë kryer testet me Coronavirus, mirëpo që sonte do të testohen sërish nga autoritetet e San Marinos.

Lexo po ashtu Gjilani publikon listën e lojtarëve të ftuar për takimin ndaj Tre Pennes

Gjilanasit tashmë kanë publikuar edhe listën e lojatrëve që do të luajnë kundër Tre Pennes, gjersa do të mungojnë Keta Aziz për mungesë të dokumente dhe Sebino Plaku që është i lënduar.

Skuadra nga Superliga e Kosovës shpreson që të mos e ketë fatin e njëjtë me Dritën dhe Prishtinën, që lojtarët e tyre rezultuan pozitiv edhe pse kishin bërë testet për COVID-19 në vendin tonë. /Telegrafi/

Exit mobile version