Telegrafi

Gjilani konfirmon se më 27 gusht përballet me Apoelin në kualifikimet e Ligës së Evropës

Foto: SC Gjilani/Facebook

Gjilani ka bërë të ditur se do të përballet me Apoelin më 27 gusht në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Skuadra kosovare kaloi raundin e parë të kualifikimeve në Ligën e Evropës me fitoren ndaj Tre Pennes.

Në këtë raund, bardhekuqtë do të takohen me skuadrën me shumë përvojë, Apoelin.

Gjilani-Apoel, zhvillohet me 27 gushtGjilani në edicionin debutues në UEFA Europa Ligë, ka arritur të triumfoj në…

Publiée par SC Gjilani sur Lundi 24 août 2020

Statusi i plotë dhe pa ndërhyrje i Gjilanit në Facebook:

Gjilani-Apoel, zhvillohet me 27 gusht

Gjilani në edicionin debutues në UEFA Europa Ligë, ka arritur të triumfoj në fazën preleminare të këtij kompeticioni, duke mposhtur skuadrën nga San Marino, Tre Penne dhe duke kaluar në rundin e parë kualifikues në këtë garë.

Në këtë rund, kuq e bardhët do të takohen me skuadrën qipriote nga Nicosia, Apoel FC, e cila pas vete mbartë përvoj të gjatë në kompeticionet e organizuara nga isntituti më i lartë i futbollit europian UEFA.

Ndeshja mes Gjilanit dhe Apoelit, zhvillohet ditën e enjëte (27 Gusht), në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe fillon në ora 19:00. /Telegrafi/