Gjilani ka bërë të ditur se do të përballet me Apoelin më 27 gusht në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Skuadra kosovare kaloi raundin e parë të kualifikimeve në Ligën e Evropës me fitoren ndaj Tre Pennes.
Në këtë raund, bardhekuqtë do të takohen me skuadrën me shumë përvojë, Apoelin.
Statusi i plotë dhe pa ndërhyrje i Gjilanit në Facebook:
Gjilani-Apoel, zhvillohet me 27 gusht
Gjilani në edicionin debutues në UEFA Europa Ligë, ka arritur të triumfoj në fazën preleminare të këtij kompeticioni, duke mposhtur skuadrën nga San Marino, Tre Penne dhe duke kaluar në rundin e parë kualifikues në këtë garë.
Në këtë rund, kuq e bardhët do të takohen me skuadrën qipriote nga Nicosia, Apoel FC, e cila pas vete mbartë përvoj të gjatë në kompeticionet e organizuara nga isntituti më i lartë i futbollit europian UEFA.
Ndeshja mes Gjilanit dhe Apoelit, zhvillohet ditën e enjëte (27 Gusht), në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe fillon në ora 19:00. /Telegrafi/