KF Gjilani thotë është e pakuptimtë se si mund të futet në short një gjyqtar që është dënuar gjatë kampionatit disa herë e ndërkohë në ndeshjen ndërmjet Drenicës dhe Prishtinës ishte notuar me notën 1, “të luajë me ndjenjat e një qyteti të tërë, me parat e donatorëve të klubit e me gjithë shikuesit e shumtë”.
“Arsyeja e largimit nga referimi i këtij gjyqtari veç se e qartëson dëmin që i është bërë skuadrës së Gjilanit, ndaj edhe ndeshja duhet të përsëritur për arsye se ishte ky gjyqtar që ndikoi direkt në rezultatin e ndeshjes (me Ferronikelin) dhe në përcaktimin se cila skuadër do të garojë për sezonin tjetër në elitë”, thuhet në reagimin e KF Gjilani.
Klubi Futbollistik “Gjilani” thotë më tej se nuk do të lejojnë që për shkak të një njeriu të ‘digjen’ gjitha fondet e klubit, “prandaj kërkojmë nga Organet Kompetente të Federatës së Futbollit të ndërmarrë masat e duhura pasi përndryshe do të jetë e vështirë t’i kthejmë donatorët sërish në futboll”.
“Nuk kanë pse të investojnë kur ua mohojnë punën, e mbi të gjitha të hollat që po i investojnë pa asnjë përfitim. Andaj përsëritja e ndeshjes do të jep një tjetër mundësi që të përmirësohen ato gabime tendencioze nga gjyqtari Tahiri dhe të shpëtojë donatorët nga mos largimi i futbollit në Kosovë që edhe ashtu dita e ditës po largohen nga këto padrejtësi që po u bëhen”, thuhet në fund të këtij reagimi. /Koha/Telegrafi/