Site icon Telegrafi

Gjilani kërkon përforcime nga Shqipëria, iu bënë oferta tre lojtarëve të Flamurtarit të Vlorës

Tre lojtarët të Flamurtarit thuajse të larguar nga Vlora.

Bëhet fjalë për portierin Enea Koliçi, mbrojtësin Franc Veliu dhe mesfushorin Emiljano Musta.

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se të tre këta lojtarë kanë ofertë nga ekipi i Gjilanit në Kosovë. Konfirmohet se ka qenë trajneri vlonjat i Gjilanit, Gentjan Mezani, i cili ka komunikuar me drejtuesit e klubit dhe u ka kërkuar që sezonin e ri ekipit kosovar t’i bashkohen edhe tre lojtarët e Flamurtarit, Koliçi, Veliu dhe Musta.

Gjilani sapo siguroi mbijetesën në Kategorinë Superiore të Kosovës dhe mësohet se për sezonin e ri ka një projekt ambicioz, duke investuar edhe në afrimin e lojtarëve cilësorë.

Më ndërhyrjen e trajnerit Mezani pritet që tre lojtarët e Flamurtarit të ulen në bisedime me drejtuesit e Gjilanit për të diskutuar rreth mundësisë së transferimit të tyre në Kosovë sezonin e ri.

Exit mobile version