Gjilani ka bërë një hap të madh në garën për kreun e tabelës, pasi e ka mposhtur Besën e Pejës me rezultat 1-0 në Stadiumin e qytetit te Gjilanit, në kuadër të javës së 19-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.
Përballja e dy skuadrave që kërkojnë kreun e tabelës, është karakterizuar me lojë të nivelizuar, por me inicativën e lehtë të gjilanasve.
Nikoqirët në pjesën e parë, sidomos në fund të saj, rrezikuan portën pejane, por jo sa për ta dërguar topin në rrjet, transmeton KP.
Ndërkohë, fillimi i pjesës së dytë i ka takuar skuadrës së Arbnor Morinës që u shfaq me i rrezikshëm, megjithatë, Gjilani përmes Shkëmbim Salihut shënoi golin e fitores në minutën e 77-të.
Pas kësaj fitoreje, Gjilani ngjitet në pozitën e dytë më 33 pikë të tubuara, dy më pak se lideri i tabelës, Feronikeli, kurse Besa zë vendin e pestë me 29 pikë.
Sfida tjetër, mes Lirisë dhe Trepçës ’89, u mbyll me fitoren e prizrenasve me rezultat 2-0.
Florim Berbatovci pas gjysmë ore lojë kaloi Lirinë në epërsi me golin e shënuar nga penaltia.
Futbollistët e Lirisë treguan lojë të mirë edhe në pjesën e dytë duke shënuar edhe golin e dytë me anët të Liridon Fetahajt (71′).
Liria zë vendin e tetë më 25 pikë, derisa Trepça ’89 pozicionohet e gjashta me 26 pikë.
Rezultatet e kësaj jave:
E shtunë
Feronikeli – Llapi 1-0
Drenica – Vushtrria 2-1
Drita – Prishtina 1-0
E diel
Gjilani – Besa 1-0
Liria – Trepça-89 2-0
E hënë
Istogu? – ? Hajvalia