Qyteti i Gjilanit është kapluar nga një tym i zi, këtë të diel.
Siç raportojnë qytetarët, disa persona kanë ndezur goma të veturave në një pjesë të qytetit.
Kjo ka bërë që të krijohet re tymi, e cila ka shqetësuar qytetarët jashtë mase.
Një faqe në Facebook “Gjilani”, ka publikuar disa fotografi ku shihet ndotja e ajrit.
Veprime të tilla, qytetarët e Kosovës bënin zakonisht për festën e një majit, për të cilën është apeluar gjithmonë që të mos ndizen gomat.
Madje ka pasur edhe vendime nga institucionet përkatëse që çojnë në dënim me para për të gjithë personat që ndezin gomat dhe ndotin ambientin.
Për veprimin e sotëm ende nuk ka reaguar komuna e Gjilanit. /Telegrafi/