Gjilani ka fituar ndaj Drenicës me rezultat 4-1 në Superligën e Kosovës.
Vendasit ishin më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar.
Pjesa e parë ishte pa gola, por në pjesën e dytë ishte koha për spektakël nga Betim Haxhimusa.
Mesfushori shënoi katër gola në minutat: 47′, 49′, 53′, dhe 57′. Kurse golin e nderit për mysafirët e shënoi Kreshnik Lushtaku në minutën e 82-të.
Pas kësaj fitore Gjilani ngjitet në pozitën e pestë me 44 pikë, kurse Drenica në vendin e shtatë me 37 pikë.
Ndeshja e ardhshme e Gjilanit është ndaj Ferizajit, kurse Drenica pret Besën. /Telegrafi/