Telegrafi

Gjilani fiton derbin e madh ndaj Dritës

Gjilani ka triumfuar në derbin e madh lokal kundër Dritës (2-0) që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Përballja e vlefshme për javën e gjashtë në BKT Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet dy rivalëve të përbetuar ishte zhvendosur në kryeqytet.

‘Intelektualët’ e nisën më mirë takimin, mirëpo nuk ia dolën të shënonin në fraksioni e parë të lojës.

Në një ndeshje që u shoqërua edhe me përplasje ndërmjet tifozëve, në fund triumfuan ‘Skifterat’.

Gerhard Progni shënoi për epërsinë e Gjilanit me një goditje nga gjuajtja e lirë (66’), e cila u ndal në rrjetë.

Fitorja u vulos me golin e Shend Kelmendit në minutën e 89-të që shoi shpresat eventuale të Dritës për barazim.

Kjo ishte fitorja e dytë sezonale e Gjilanit që ngritët në kuotën e nëntë pikëve, pasi ka regjistruar edhe tri barazime dhe një humbje.

Drita në anën tjetër ka 11 pikë nga tri fitore, dy barazime dhe një humbje në gjashtë ndeshje të zhvilluara. /Telegrafi/