Gjilani ka pësuar humbje me rezultat 3-1 ndaj Liepajas në kuadër të ndeshjes kthyese për Ligën e Konferencës, duke e bërë të pavlefshme fitoren para një jave.
Gjilani kishte fituar me rezultat 1-0 në ‘Fadil Vokrri’, fitore që nuk i mjaftoi.
Pjesa e parë e duelit që u zhvillua në stadiumin “Daugavas” në Liepaja të Letonisë u mbyll 0-0.
Asnjëra skuadër nuk arriti të krijojë raste të pastra në 45 minutat e parë.
Pēc 1.puslaika rezultāts neizšķirts pret @scgjilani , gaidām izšķirošos momentus 2.puslaikā! #fkliepaja pic.twitter.com/08n5XHHldu
— FK Liepāja (@LiepajaFK) July 14, 2022
Gjilani mundësinë më të mirë e kishte me Blerim Krasniqin, por gjuaja e tij shkoi jashtë. Gjilanasit nuk goditen asnjëherë brenda kornizës, kurse vendasit patën dy gjuajtje, por portieri Enea Koliçi ishte në vend.
Katër lojtarë të Liepajas u ndëshkuan me karton te verdhë, kurse vetëm Aziz Keita te Gjilani.
Me të filluar pjesa e dytë filluan edhe golat. Brenda gjashtë minutash janë realizuar dy gola, nga një për secilën skuadër.
Ekipi nga Letonia ka kaluar në epërsi në minutën e 49-të. Realizues i golit për Liepajan është Arturs Karasauskas nga penalltia (1-0).
I shpejt ka qenë reagimi i Gjilanit që ka barazuar shifrat me Blerim Krasniqi, i cili shënoi nga afërsia në minutën e 51-të (1-1).
Golin për 2-1 për vendasit e shënoi Nemanja Belakoviq në minutën e 64-t.
Ai realizoi pas një topi të kthyer, ku fillimisht u qëllua shtylla.
Kur ndeshja pritej të shkonte në vazhdime, Besar Musolli shkaktoi penallti në minutën e 88-të.
Ishte Dodo që shënoi nga pika e bardhë për 3-1.
Deri në fund provoi të shënojë, por nuk ia arriti, duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 3-2. /Telegrafi/