Gjilani e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Liepajas me rezultat 1-0, në ndeshjen e vlefshme për raundit e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Gjilanasit ishin më të mirë nga fillimi deri në fund, duke krijuar raste të rrezikshme para portës së Liepajas.
Blerim Krasniqi fillimisht goditi shtyllën nga afër më një goditje me kokë, por fati nuk ishte më të.
Në minutën e 38-të, u zhbllokua ndeshja, kur Albert Dabiqaj gjendet mirë në zonë dhe me një goditje me kokë shënon për 1-0.
Gjilani nëse vazhdon me këtë formë deri në fund të ndeshjes do të shtojë epërsinë. /Telegrafi/