Site icon Telegrafi

Gjilani dhe Prishtina kthehen te fitoret

Skuadra e Bylbyl Sokolit ka arritur një fitore tejet të rëndësishme në përballje me Istogun si vendas me rezultat 2-1.

Besnik Krasniqi dhe Gëzim Rusi kanë shënuar golat për fitoren e Gjilanit, ndërsa Egzon Gashi realizoi për Istogun.

Prishtina ishte shumë pranë fitores qysh në pjesën e parë ndaj Trepçës ’89 pas epërsisë prej dy golave 2-0, falë golave nga Shend Kelmendi dhe Durim Gashi në pjesën e parë.

Por në të dytën mysafirët u futën furishëm duke shënuar dy gola, nëpërmjet Blerand Kurtishajt dhe Shpëtim Idrizit nga penalltia për të barazuar rezultatin në 2-2.

Por krejtësisht në fund të ndeshjes, kapiteni Driton Krasniqi shënoi me kokë për një fitore të madhe të Prishtinës 3-2.

Derbi i rrafshit të Dukagjinit mes Lirisë së Prizrenit dhe Besës së Pejës i ka takuar vendasve me rezultat 3-1.

Dardan Rogova, Fisnik Ramadanaj dhe Alban Dylazeka shënuan golat për Lirinë, ndërsa golin e nderit për pejanët e shënoi Mark Milicaj. /Telegrafi/

Prishtina – Trepça ’89 3-2
Liria – Besa 3-1
Gjilani – Istogu 2-2

Exit mobile version