Site icon Telegrafi

Gjilani dhe Drita do të bëhen me stadium super modern (Foto)

Intersimi i jashtëzakonshëm për duelin derbi ndërmjet Gjilanit dhe Dritës ka shtyrë shumë politikanë dhe personalitete të reagojnë në lidhje me ndërtimin e një stadiumi me kapacitet më të madh ulësesh dhe me kushte komfort standarteve të UEFA-s dhe FIFA-s.

Në mesin e tyre ishte edhe kryetari aktual i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka deklaruar se shumë shpejtë pritet të propozohet projekti për një stadium të ri në qytetin e Gjilanit i cili pritet të jetë më i miri në Kosovë dhe jo vetëm.

“Në super derbin Gjilani-Drita pati gjithçka që duan futbolldashësit, fair-play, pranim i rezultatit, atmosferë e jashtëzakonshme, tifozeri e jashtëzakonshme, por asnjë incident. I uroj dy ekipet për angazhimin, sikurse edhe “Skifterat” dhe “Intelektualët” për spektaklin dhe animin korrekt. Derbi do të duket edhe më fantastik në të ardhmen, meqë e kemi në plan rindërtimin e stadiumit sipas standardeve europiane. Përshëndetje nga Kryeqyteti i Sportit! LH”, ka shkruar Haziri në Faceook.

Ndryshe, Gjilani dhe Drita në derbin lokal janë ndarë të barabartë 1-1 në prani të rreth dhjetë mijë tifozëve.

Exit mobile version